MENU
klinika

EMRI

Aksidenti në Fushë Krujë, ndërron jetë një nga të rinjtë

24.02.2019 - 11:25

Mëngjesin e sotëm u raportua për një aksident në aksin Fushë Krujë-Krujë, ku u plagosën rëndë tre të rinj.

Detaje të reja kanë dalë nga ky aksident, ku mësohet se ka ndërruar jetë në spital Altin Vogli.

Dy të tjerët, Ilir Gega dhe Dorjan Hifi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë fshatit Kamberas.

Sipas njoftimit të policisë shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë dhe mungesa e sinjalistikës.