MENU

Emri+Foto

Aksidenti në Shkup, mes 14 viktimave edhe djali i deputetit

14.02.2019 - 10:15

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik në Shkup.

Mësohet se mes 14 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Maqedoninë e Veriut është edhe djali i një deputeti.

Viktima është 25-vjeçari, Jovica Trpevski, djali i deputetit të partisë LSDM, Blagojce Trpevski.

Emrat e 14 të vdekurve ende nuk janë shpallur, pasi pritet identifkimi zyrtar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Qeveria ka shpallur dy dit zie kombetare, sot dhe neser.