MENU
klinika

Raporti

Alarmues numri i emigrantëve minorenë shqiptarë në Itali

22.02.2019 - 14:38

Kryesisht prejardhja e emigrantëve minorenë të pashoqërar që kanë mbërritur në Itali për 2018 është Shqipëria.

Raporti vjetor i Unicef Italia për 2018:

-Drejt Italisë pa familjen e tyre udhëtuan 1550 emigrantë minorenë në 2018
-Përbëjnë numrin më të lartë me 14.4% të numrit të tyre të përgjithshëm

Emigrantët minorenë për 2017:

-Numri i tyre më i madh vinte nga vendet e Afrikës Subsahariane
-Shqipëria renditej në vendin e 4

Ndërkohë për 2018, Shqipëria e Egjipti janë vendet kryesore të minorenëve të pashoqëruar që kanë mbërritur në Itali.

Janë 1550 minorenë shqiptarë të mbërritur apo familjen e tyre në Itali e pas tyre renditen në vendin e dytë ata me origjinë nga Egjipti që janë 930.

Sipas raportit të bërë publik sot nga Organizata Botërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Itali, gjatë vitit 2018 janë regjistruar 10.787 minorenë të pashoqëruar në Itali e vetëm 3.536 kanë mbërritur përmes rrugës detare të Mesdheut. 85% e tyre kanë moshën 16-17 vjec.

Pas shqiptarëve dhe egjiptianëve renditen minorenët me prejardhje nga Gambia, Guinea, Eritreea, Bregu i Fildishtë etj.

Në vendin e 14 renditen dhe 315 minorenët me origjinë nga Kosova.

Verifikohet një reduktim i dukshëm nga viti 2017 kur numri i tyre ishte 18.303 .

Por gjatë vitit 2018 regjistrohet dhe një numër i lartë , 5.229. minorenë të larguar nga qendra sociale pa ditur se ku ndodhen.

Sipas statistikave të Ministrisë italiane rezultojnë 37 minorenë shqiptarë të larguar nga qendrat e mbrojtjes sociale.

Çfarë zbuloi Banka Botërore?

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare

Qytetet me numrin më të madh të denoncimeve

Për çfarë ankohen më tepër punjonjësit shqiptarë?

Taksa ndaj agjentëve imobiliarë rriti artificialisht çmimet

Çfarë po ndodh me sektorin e ndërtimit?