MENU
klinika

Deklarata e plotë

Alternativa ekonomike e PD/ Basha: Shkatërrojmë oligarkinë

01.02.2019 - 12:59

PD ka zhvilluar një takim me shoqatat e bizneseve dhe sipërmarrësve në vend për prezantimin e shtyllave kryesore të programit politik të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Lulzim Basha tha se qeverisja i është dorëzuar krimit dhe oligarkëve, ndërsa vendi ndodhet në një krizë të trefishtë, siç është ajo ekonomike, politike dhe psikologjike.

Basha paralajmëroi institucionet financiare të mos mbështesin sipas tij piramidën e re financiare 1,5 miliardë dollarëshe që po vë Rama në zbatim

Basha: Vendi në një krizë të trefishtë ekonomike

Koha që kemi zgjedhur sot mund të duket pak e çuditshme, pasi dje patë se si parlamenti u përfshi nga batareja dhe vulgariteti i një njeriu që s’ka ç’ofron më si kryeministër. Natyrisht që biznesit po i ofron zgjedhë dhe taksa të larta. Arsyet e vulgaritetit janë një dhe vetëm një: edhe mediat prestigjioze si VOA po tregojnë rrënjët e së keqes, që në Shqipëri ka një qeveri që nuk ka buruar nga vota. Këtë mundohet të fshijë Rama nga diskursi politik me një sjellje rrugaçërore.
Gjendja e ekonomisë, punësimit, sipërmarrjes dhe mirëqenies së shqiptarëve, pas gati 6 vitesh të qeverisjes së Edi Ramës, është në prag kolapsi.
-Shqiptarët kanë humbur shpresën, qindra mijëra kanëbraktisur vendin, të tjerë po bëjnë përpjekje për ta braktisur.
-Rinia e papunë, e pashpresë, dijedashëse, por me sistem arsimor në rrënim, është në protestë dhe qindra mijëra të rinj shpresën e gjejne vetëm në emigracion.
-Sipërmarrja e vogël, e mesme apo e madhe ka humbur mundësite për zhvillim, për shkak të pushtimit të tregut nga oligarkia e lidhur me Edi Ramën. Vendin e sipermarrjes së ndershme në treg po e zënë banditët me paratë e tyre të drogës e krimit. Sipërmarrja vuan çdo ditë dhunën fiskale, gjobëvënëse e korruptive të burokracisë inspektuese banditesko-politike të Edi Ramës.
-Investimet e huaja janë në rënie pikiatë pas mbarimit të disa projekteve të mëdha, të trasheguara nga qeverisja demokrate. Të huajt që tentuan të investojne në Shqipëri u goditën nga sistemi oligarko-banditesk i Rilindjes. Ata janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen. Investitorë të rinj të mëdhenj nga Perëndimi as që po duken. Me përfundimin e TAP dhe Kaskadës së Devollit dhjetëra mijëra shqiptarë do të humbin vendet e punës.

-Fermeret vuajnë nga konkurrenca e pandershme e sistemit oligarkik të importeve, grumbullimit, shitjes dhe nuk marrin asnjë ndihmë shtetërore. Ajo shkon vetëm në xhepat e oligarkëve dhe zyrtarëve të korruptuar.
-Pasojat e një ekonomie të tillë bien mbi çdo shtresë shoqërore. Të varfrit, mosha e tretë, por edhe shtresa e mesme gjithashtu – të gjithë sot, pas gati 6 vitesh janë më keq. Blejnë më shtrenjtë, nuk kanë rritje për pagat dhe pensionet, janëpërjashtuar nga ndihma shtetërore, nuk kanë shpresë për punësim, kurim e përkujdesje.

Partia Demokratike i ka denoncuar këto probleme e vazhdon ta bëjë me këmbëngulje e durim. Partia Demokratike ka një program të qartë të masave emergjente tëçlirimit të ekonomisë nga zaptuesit e saj dhe të masave të plota për ndezjen e motorrëve të ekonomisë për një rritje ekonomike të lartë, të qendrueshme, përfshirëse e të shanseve të barabarta, që prodhon mirëqenie për shtresat e gjera të shoqërise dhe ndihmon për daljen nga varfëria të shtresave tëlëna në harresë e të braktisura.

Basha: Institucionet financiare të mos mbështesin piramidën e re financiare 1,5 miliardë dollarëshe

Më së pari, sistemi ekonomik duhet çliruar nga zaptimi i trefishtë i tregut: Krimi, Oligarkia dhe Burokracia Partia Demokratike arriti të imponojë axhendën e dekriminalizimit të institucioneve shtetërore, ndonëse Rilindja bëri e bën çdo përpjekje për rezistencë. Qindra kriminelë u larguan nga zyrat e shtetit. Ne kemi shpallur fazen e dyte te dekriminalizimit, vettingun e politikanëve të lidhur me fije te dukshme e të padukshme me krimin, produkt i të cilit është edhe beteja që po zhvillohet tani dhe që u zbulua nga VOA. Që nga 2013 asgjë s’është votë e shqiptarëve por produkt i krimit. Ndaj vetingu i politikanëve është prioritet absurd. Së fundmi është edhe dekriminalizimin e ekonomisë. Dosja 339 dhe 339/1 tregon se kryebashkiakët kryesorë janë përfshirë në transaksione me krimin e organizuar, por sipas informacioneve tona edhe ministra si dhe vetë kryeministri janë të implikuar në këto transaksione. Rilindja në pushtet, e detyruar të largojë kriminelët nga zyrat e shtetit, bashkëpunon me ta në prapavijën politike dhe ekonomike.

“Shqipëria Kolumbi e Europës” është damka që na ka vënë Edi Rama, nëpërmjet të cilës na njohin media ndërkombëtare dhe kancelaritë perëndimore. Krimi dhe paraja e tij në ekonomi nuk sjell zhvillim, por rrënim, ndaj ne po denoncojmë dhe demaskojmë që sot në opozitë e do ta spastrojmë nesër në qeveri, nga politika dhe ekonomia. Paketa jonë ligjore e propozuar është e plotë, ajo do të zbatohet e plotë dhe do të ketë efekt vetëm nëse zbatohet e plotë. Oligarkia meriton të njëjtën luftë si krimi. Ajo vjedh e grabit të sotmen dhe të ardhmen, njësoj si krimi. Një grusht kompanish të oligarkëve dhe rrjetit të tyre fitojnë thuajse të gjithë tenderët shtetërorë, kontratat PPP, lejet e licensat, me çmime super favorizuese për ta, me fonde limite qe i caktojnë vete dhe i fitojnë vete. Grabitje e financave publike, rritje e borxhit për çdo shqiptar. Oligarkia, në bashkëpunim me regjimin e Edi Ramës, po rrënon biznesin e vogël e të mesëm dhe po dekurajon edhe biznesin e madh, që nuk është pjesë e tepsisë së pushtetit. Partia Demokratike ka shpallur një platforme të qarte e të plotë për shkatërrimin e sistemit oligarkik të Edi Ramës dhe shpurës së tij. Asnjë kontratë, leje a licencë e fituar në mënyrë abuzive nuk do të mbetet në fuqi. Çdo pasuri e vënë abuzivisht do të hetohet me barrën e provës të ligjshmërisë mbi oligarkët e nëse gjendet në keqbërje ndaj popullit e vendit, do të konfiskohet. Kemi sinjale që 1,5 miliardë dollarë kontrata korruptive do të hidhen në treg këtë vit. E paralajmëroj sistemin bankar dhe institucionet financiare të mos bëhet pjesë e kësaj piramide nëse nuk duan që kjo piramidë t’i marrë me vete.

Basha: Sistemi i licensave dhe inspektoratet do t’i nënshtrohen një reforme të thellë

Derregullimi do të prekë çdo pjesë të administratës sime. Çdo leje, licencë apo autorizim, i cili nuk justifikon veten, do të shfuqizohet brenda 100 ditëve të para të qeverisë time. Do të zbatojme parimin “silence is consent” (miratim në heshtje), ku barra e provës do t’i kalojë administratës dhe jo biznesit. Do të lehtësojmë çdo barriere administrative të hyrjes dhe daljes nga tregu, si indikator i fortë për përmirësimin e klimës së biznesit. Inspektoratet e cdo lloji, që janë kthyer në banda grabitqarësh dhe që po lemerisin cilindo që ka një aktivitet tregtar, mbushur me injorantë partiakë, hajdutë ordinerë, që vendosin gjoba dhe vetëm gjoba për të mbushur xhepat e tyre, do tëriorganizohen me anë të një reforme prioritare, që do të kryhet brenda 100 ditëve të para të qeverisë sime. Inspektoriatet e reja do të ringrihen mbi bazën e ligjshmërisë, meritës profesionale, etikës dhe transparencës. Inspektoriatet do të veprojnë vetëm, kur kjo është e domosdoshme për të mbrojtur interesin publik apo të palëve të treta. Inspektoriatet do të veprojne vetëm mbi metodën e vlerësimit të riskut.

Asnjë biznes nuk do të shpenzojë më shumë se 5 ditë pune në vit për të pritur inspektorët, nga mbi 100 ditë që është sot. Gjatë qeverisjes sonë, në vetëm një mandat, Shqipëria do të renditet në 30 me nivelin më të ulët të burokracisë. Qëllimi ynë final është ta kthejmë Shqiperinë në një parajsë të klimës se biznesit, në një pol tërheqës së investimeve të huaja direkte. Për këtë, pranëzyrës së kryeministrit do të funksionojë një trupë e veçantë me përbërje nga ekzekutivi dhe sektori privat. Për të arritur këtë qëllim, kjo trupë do të ketë aftësi vendimarrëse për tëgjitha reformat ligjore dhe institucionale.

Basha: 14 milionë lekë, niveli fiks i biznesit të vogël për TVSH dhe tatim-fitimin

Çfarë synon reforma jonë fiskale? Cilat janë arsyet e masave që ne do të ndërmarrim? Së pari, duam të ndërtojmë një sistem tatimor të thjeshtë, që do të japë fryte si për tatimpaguesin, ashtu edhe për interesin publik, administratën. Së dyti, duam të vendosim në piedestal qytetarin, tatimpaguesin dhe ta kthejmë inspektorin tatimor në shërbëtor të vërtetë të tij. Së treti,duam të lëmë sa më shumë para në xhepin e njerëzve, duke besuar fort së këto para kanë më shumë vlerë, nëse administrohen nga vetë njerëzit dhe sipërmarrësit, sesa nga burokratët e administratave. Së katërti, duam të shkurtojmë duart e gjata të inspektorëve dhe kontrollorëve. Po ashtu, kjo reformë fiskale synon të ulë kostot e vetëdeklarimit nga ana e tatimpaguesit. Konkretisht, për Biznesin e Vogël, brenda 100 ditëve të para, do të realizohet: Rritja e kufirit të regjistrimit për TVSH nga 2 milionë lekë xhiro vjetore në 14 milionë lekë ose 140 mijë dollarë. Qëllimi është krijimi i një kufiri të vetëm prej 14 milionë lekësh si për TVSH, ashtu edhe për Tatimin mbi të Ardhurat. Kalimi i tatimit mbi biznesin e vogël në tatim lokal, me kuota fikse sa 0,5% xhiros vjetore. Gjithashtu, pagimi i kuotave fikse nga Biznesi i Vogël do të shoqerohet me marrjen e një pulle fiskale, ngjitja në vitrinëe së cilës, do t’i thotë stop kontrolleve e inspektimeve korruptive e abuzive. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme. uljen e kontributit të sigurimeve shoqërore nga rreth 24% në 18% për të vetëpunësuarit, ndërsa për të punesuarit 9%.

Basha: Ulje e çmimit të energjisë, taksë 9 % dhe rimbursim rekord i TVSH

Biznesi i madh, Manifaktura dhe Investitorët e huaj Taksa “Rama”për karburantet, prej rreth 30 lekë/litër do të shfuqizohet menjëherë. Kjo nismë do të ndjehet si nga biznesi i madh, ashtu edhe ai i vogël. Tatimi sheshtë në nivelin 9% për: tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat nga paga mbi 30 mijë lekë, tatimin mbi të ardhurat e tjera personale dhe kontributin e punëdhënësve dhe punëmarresve për sigurimet shoqërore. Në tatimin mbi fitimin do te ruhet mekanizmi i parapagimit të kësteve tremujore, por, në ndryshim nga skema e sotme, ato do të përllogariten nga vetë biznesi. Ka vetëm një kusht, që biznesi të mos gabojë në parashikim më shumë se 20% nga tatimi përfundimtar. Megjithatë, edhe nëse gabon, biznesi nuk do të gjobitet, siç ndodh sot, por do të paguaje vetëm interesin për pjesën e dhenë më pak. Rimbursimi i TVSH-së, plagë e vjeter edhe gjatë qeverisjes sonë, por tani e majisur nga kjo qeverisje, do të marre nje zgjidhje urgjente dhe thelbi i zgjidhjes do të jetë alokimi i një fondi të veçantë, të barabartë me nevojat vjetore për rimbursim. Ky fond do të menaxhohet nga një trupë e përbashket administratë – biznes, e cila do të trajtojë automatikisht çdo kërkesë për rimbursim. Prezantimin e shkallëve të reja, shumë më të larta dhe më atraktive të amortizimit, duke e kthyer Shqipërinë në vendin më interesant në Evropë, përsa i përket zëvendësimit dhe marrjes mbrapsht në kohë rekord të shumave të investuara për asetet kapitale. Ulje e ndjeshme për taksën skllavëruese të ndikimit në infrastrukturë. Ajo do të zëvendësohet me një tarife të barabartë me koston që përballon shteti për të lidhur parcelën e ndërtimit me rrjetin elektrik dhe atë të ujrave të bardha e të zeza. Metodologjia e caktimit të çmimit të energjisë elektrike për biznesin (por edhe për popullatën) do të reformohet rrënjësisht.

Çmimi i energjisë për biznesin do të jetë 30 – 40% me i lirë sesa sot. Ne do të mbështesim iniciativën private për të investuar dhe ndërtuar burime të reja të energjisë së rinovueshme, si dhe për të mbështetur ato biznese që tashmë operojnë në sektorin e energjisëe. Falë strategjisësonë, mbi 30% e energjisë që prodhon sot Shqipëria vjen nga investitorët privatë, të cilët morën të gjithë riskun e investimit persiper për të ndërtuar centralet e energjisë, të cilat pas 25 vjetëve do të jenë pronë e shqiptarëve, dhe jo e privatëve. Tëgjitha aferat me fitimin e tenderave të mëdhenj nga korporata të mëdha dhe shitjen e tenderave me çmime skllavëruese tek të vegjlit, do të marrin fund. Thelbi i çdo ligji për mbrojtjen dhe thithjen e investimeve të huaja është marrja, minimalisht, e të njëjtit trajtim që marrin investitorët vendas. Realitetin të gjithë e dimë. Zero investime të huaja. Asnjë investitor serioz nuk ka ardhur gjatë viteve të fundit në Shqipëri. Edhe ata pak që kanë ardhur janë dëbuar ose duke i rrahur për vdekje, ose duke u kërkuar rryshfet. Perveç bindjes sime dhe të ekipit tim, që masat e sipërmendura do të rrisin ndjeshëm interesin për të investuar në vendin tonë, për investitorët e huaj kam edhe një mesazh: Plani special per investimet e huaja do te beje te mundur ofrimin e paketes me terheqese ne Evropen Juglindore.

Basha: Do mbrojmë prodhimin e fermerit vendas, do dyfishojmë buxhetin për arsimin

Në bujqësi, e vetmja rrugë për të nxitur prodhimin vendas është subvencioni i drejtpërdrejtë për fermerët. Qeveria ime do të shpenzojë çdo vit 150 milionë dollarëpër subvencione dhe investime në bujqësi, që do të thotë 1% e Prodhimit të Brendshëm Brutotë vendit. 100 milione dollarë do të jepen për subvencionimin direkt tëfermerëve dhe 50 milionë dollarë do të investohen në infrastrukturën e prapambetur tëujitjes dhe kullimit. Do të mbrojmë prodhimet vendase nga prodhimet e importuara, të subvencionuara nga vendi i origjinës, që rrënojnë fermerin shqiptar. Kjo do të arrihet me mjete tarifore dhe jo tarifore. Me politikat sektoriale dhe buxhetore, duke zbatuar praktikat më të mira të konkurencës, do të mundësojmë rritjen e aksesit në treg dhe rritjen e eksporteve shqiptare në tregjet e huaja. Së fundmi, si rezultat i emigrimit masiv këto 5 vitet e fundit, ka një rënie të forcës së punës së kualifikuar. Mungesa e investimeve në arsim kanë sjellë një rënie të cilësisë së arsimit në përgjithësi dhe të forcës së punës së kualifikuar në veçanti. Tre janë masat e menjëhershme që do të ndërmarrim: Se pari, dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë. Tarife zero për cdo student qëvjen nga familje me të ardhura deri në 64 mijë lekë, paketë të vecantë mbështetjeje për studentët nga familjet në nevojë dhe investime serioze dhe të qënësishme qe do te ndryshojnë rrënjësisht infrastrukturën akademike dhegjendjen e mjerueshme të infrastrukturës konviktore. Se dyti, Për 10 mijë studentë do të ofrohen çdo vit stazhe njëvjeçare punësimi, me pagë 300 USD në muaj. Stazhet mundësojnë punësimin e menjëhershëm dhe marrjen e eksperiencës në tregun e punës. Ky projekt zhvillimi prej 30 mln euro në vit, i financuar nga buxheti i shtetit, do të realizohet në bashkëpunim me bizneset. Dhe se treti, fokus të veçantë do të kete edhe arsimi profesional. Ne do të zbatojmë modelin gjerman dual, ku 50 % e formimit të të rinjve do të zhvillohet në klasa dhe 50 % nëpraktikëpranë bizneseve. Do të ofrohen ato lëndë që kërkon tregu, duke filluar me sektorët prioritarë: teknologjinë e informacionit, agropërpunimin dhe turizmin. Sistemi gjerman i trajnimit profesional, i cili do të rrisë cilësinë e krahut të punës, do të bëjë të mundur tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Sipërmarrësit do të jenë më të prirur të investojnë nëvendin tonë, kur ne t’u ofrojmë profesionistë tëtalentuar dhe të aftë për tregun e punës.