MENU
klinika

Deklarata e fortë e ambasadorit të SHBA

“Jo kriminelë lufte në Qeverinë e Kosovës”

07.02.2019 - 13:01

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar përmes një postimi në Twitter pas emërimit të ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi si këshilltar politik në qeveri.

Ambasadori i SHBA-ve thotë se në qeverinë e Kosovës nuk kanë vend kriminelët e luftës.

“Një mbështetje e tillë e vë në dyshim angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit” ka shkruar ambasadori Cosnett.

Ambasadori Cosnett ka shpërndarë edhe reagimin e një Organizate Joqeveritare:

“Iniciativa e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut” në Kosovë dhe në Serbi, të cilët e kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për emërimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit, si këshilltar politik.

Emërimet dhe deklaratat e tilla për ne janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe si rrjedhojë të papranueshme. Personat që kanë kryer krime lufte duhet të qëndrojnë larg institucioneve shtetërore që shërbejnë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallime etnike.

Vendimi për emërimin e z. Selimi si këshilltar politik, tregon për mos-seriozitetin dhe mungesën e përkushtimit të Qeverisë për drejtësi, pajtim dhe paqe” thuhet në reagimin e kësaj organizate.

Kujtojmë këtu që Selimi me 24 maj 2013, ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.