18.02.2019 - 14:09
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në kryesinë e Kuvendit mbërriti ambasadorja gjermane Susane Schutz për një takim kokë më kokë me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Me shumë mundësi në këtë takim do të jetë diskutuar dhe situata pas protestës së 16 shkurtit të opozitës .
Ambasadorët e Bashkimit Europian drejtuan thirrje ndaj protestuesve dhe forcave politike ditën e shtunë në respektim të institucioneve dhe për të ndaluar dhunën.