MENU
klinika

Raporti

Antimafia Italiane: 201 shqiptarë në pranga

14.02.2019 - 18:02

Raporti i fundit i Departamentit Investigativ i Antimafias italiane, informon se numri i shqiptarëve të arrestuar për bashkëpunim mafioz e organizim kriminal përgjatë gjysmës së parë të vitit 2018 është më i larti mes komuniteteve të huaja ekstrakomunitare në Itali.

Sipas Raportit të DIA-s, janë 201 shqiptarë të arrestuar nga 1 janari deri në 30 qershor të 2018 të akuzuar për pjesëmarrje në organizim mafioz, pjesëmarrje në organizim kriminal me qëllim trafikim lëndësh narkotike e pjesëmarrje në organizim kriminal me aktivitet kontrabande.

Numri më i lartë i shqiptarëve të arrestuar është regjistruar në rajonin e Lombardisë me 71 arrestime e në rajonin e Venetos me 31 të vënë në pranga.

Ndërsa në renditjen e përgjithshme ku janë përfshirë dhe të arrestuarit nga vendet komunitare evropiane, shqiptarët e arrestuar nga DIA renditen të dytit në numër pas atyre rumunë me 260 persona të arrestuar.

Numri i shqiptarëve të arrestuar nga Antimafia italiane gjatë gjysmës së parë të 2018 ka shënuar një rritje të dukshme në krahasim me gjashtëmujorin e mëparshëm. Në gjysmën e fundit të vitit sipas DIA-s janë arrestuar 107 shqiptarë pra rreth 94 më pak se sa është numri i tyre në raportin e fundit.

Ndërsa numri më i lartë i tyre është shënuar gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2016 me plot 310 shqiptarë të arrestuar nga Antimafia italiane, e numrin më i ulët është regjistruar në gjysmën e dytë të vitit 2017 me 107 shqiptarë të arrestuar.

Pas shqiptarëve në vend të dytë vijnë shtetasit me kombësi nga Afrika e Veriut me 180 persona të arrestuar.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!