MENU
klinika

Ngulimet e tyre

Arbëreshët, ‘pushtuesit e paqtë’ të Italisë së Jugut

01.02.2019 - 22:05

Arbëreshët ose shqiptarët e Italisë, të quajtur ndryshe edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.

Ata jetojnë në Itali nga shekulli XV, ku ka qënë mërgata arbëreshe deri shekullit XVIII, në rajonet e Abrucos, Kampaniës, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Moliz, Kalabri dhe Sicili.

Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëria. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmane.

Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790).

Ngulimet e fundit të arbëreshëve janë në Italinë qendrore-veriore, si në Provincën e Pavias dhe të Piaçencës, po ashtu një grup i madh i’u drejtua rajonit qendror të Abrucos.

shtrirja e arberesheve-konica.al

Në Itali sot numërohen mbi 260.000 njerëz që flasin gjuhën arbërore. Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një në shqip dhe tjetrin italisht, ky i fundit përdorur sidomos nga të huajt.

Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonat e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në Mëmëdhe. Një nga veçoritë që karakterizon shumë këtë popull është, përveç gjuhën dhe veshjet popullore, që ruajtën me heroizëm deri sot edhe ritin fetarë krishterë ortodoks-bizantin.

Gjatë shekujve arbëreshët kanë arritur të ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre, në sajë të këmbënguljes së tyre dhe vlerave kulturore të ushtruara kryesisht nga dy komunitete fetare të Kishës Arbëreshe Bizantine-Ortodokse: bazuar në Kalabri “Kolegjin Korsini” (1732) në Shën Benedhit, pastaj “Kolegji Shën Adriani” transferuar në 1794 në Shën Mitri, dhe në Sicili “Seminarin Italo-Shqiptar” të Palermos (1735), që u transferua në Horën e Arbëreshëvet në 1945.

Shumica e pesëdhjetë komuniteteve arbëreshë ruajnë fenë krishtere ortodokse. Ata i përkasin dy dioqezave: Ungra për arbëreshët e Italisë jugore dhe Hora e Arbëreshëvet për arbëreshët e Sicilisë. Lidhur historikisht me komunitetin arbëresh është Manastiri i Grotaferratës në Romë, ku ka shumë murg arbëreshë.

Eparkit bizantine, me murgjit dhe priftërinjtë e tyre, me nga një bashkësi shqipfolëse në Itali, janë pjesa më e rëndësishme për të ruajtur dhe për të mbajtur traditat etnike, gjuhësore, fetare, tradicionale dhe identitetin e pakicës etnike shqiptare.

 

shtrirja e arberesheve-konica.al

Krahinat kryesore të banuara nga arbëreshët vijojnë si më poshtë:

  • Abruco
    Krahina e Peskarës
  • Badhesa: Villa Badessa
    Bazilikata
    Krahina e Potencës
  • Barilli: Barile
    Mashqiti: Maschito
    Shën Kostandini Arbëresh: San Costantino Albanese
    Shën Pali Arbëresh: San Paolo Albanese
    Zhura: Ginestra
  • Molise
    Krahina e Kampobasos
    Këmarini: Campomarino
    Munxhufuni: Montecilfone
    Portkanuni: Portocannone
    Ruri: Ururi
  • Pulia
    Krahina e Foxhias
    Kazallveqi: Casalvecchio di Puglia
    Qefti: Chieuti
    Krahina e Tarantos
    Shën Marcani: San Marzano di San Giuseppe
  • Kalabria
    Krahina e Katanxaros
    Andalli: Andali
    Garrafa: Caraffa di Catanzaro
    Marçëdhuza: Marcedusa
    Vina: Vena di Maida
  • Krahina e Kozencës
    Allimarri: Marri
    Çifti: Civita
    Fallkunara: Falconara Albanese
    Farneta: Farneta
    Ferma: Firmo
    Firmoza: Acquaformosa
    Frasnita: Frascineto
    Kajverici: Cavallerizzo
    Kantinela: Cantinella
    Kastërnexhi: Castroregio
    Mbuzati: San Giorgio Albanese
    Maqi: Macchia Albanese
    Picilia: Santa Caterina Albanese
    Pllatëni: Plataci
    Purçill: Eianina
    Qana: Cerzeto
    Spixana: Spezzano Albanese
    Strigari: San Cosmo Albanese
    Shën Benedhiti: San Benedetto Ullano
    Shën Japku: San Giacomo di Cerzeto
    Shën Mërtiri: San Martino di Finita
    Shën Mitri: San Demetrio Corone
    Shën Sofia: Santa Sofia d’Epiro
    Shën Vasili: San Basile
    Ungra: Lungro
    Vakarici: Vaccarizzo Albanese
  • Krahina e Krotones
    Karfici: Carfizzi
    Puhëriu: Pallagorio
    Shën Kolli: San Nicola dell’Alto
  • Kampanja
    Krahina e Avelinos
    Katundi: Greci
  • Sicili
  • Krahina e Palermës
    Hora e Arbëreshëvet: Piana degli Albanesi
    Kundisa: Contessa Entellina
    Shëndastina: Santa Cristina
  • Ishuj të rëndësishme kulturore arbëreshe mbijetojnë në vendet të mëdha metropolitane të Torinot, Milanot, Napolit, Krotonet, Barit, dhe sidomos në Romë, Kozencë dhe Palermë.

Në pjesën tjetër të botës, pas migrimeve të shekullit të njëzetë, në vende të tilla si Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Argjentina, Brazili dhe Gjermania, ka komunitete të forta që mbajnë gjallë gjuhën dhe traditat arbëreshë.

Që nga viti 1990, me rënien e regjimit komunist në Shqipëri, komunitete të konsiderueshme të shqiptarëve u inkorporuar në katundet arbëreshë (si për shembull në Ruri, në Shën Kostandini Arbëresh, në Shën Mitri, në Ungër, veçanërisht në Horën e Arbëreshëvet).