MENU
klinika

“Të festosh si në Tiranë”

Arti i rrugës, kartvizitë bashkohore

26.02.2019 - 15:51

Për vitin 2019, Tirana duket dinjitoze si qyteti i radhës, që duhet vizituar prej turistëve të huaj. “Emerging Europe” është faqja që e rendit kryeqytetin shqiptar, Tirana, mes 19 destinacioneve të reja në Europë, për vizitorët e huaj. 


Arti i rrugës, sipas faqes së lartpërmendur, përbën një element shumë interesant për Tiranën. “Çdo cep i rrugës dhe hapësirë e mundshme, është vendi ideal ku artistët kanë shpalosur artin e rrugës. Kryeqyteti më i keqkuptuar në Europë – sipas “Emerging Europe”- tashmë ka një kartvizitë të re, shumë ngjyra dhe origjinalitet”.


Kafenetë dhe baret e shumta buzë rruge, sidomos fundjavave dhe ditëve të nxehta të verës janë të tejmbushura. Duket sikur të rinjtë shqiptarë ose të paktën gjysma e tyre, janë në festë e sipër.

kolana e librave


Banorët vendas janë shumë miqësorë, çmimet janë të favorshme dhe të lira. Mundësia për të eksploruar është një arsye më tepër, për ta vizituar Tiranën.


“Përqark, qytetin e rrethojnë kodrat e pyllëzuara të Dajtit. Ndërkohë, bregdeti i Durrësit është vetëm një orë larg, me makinë. Një arsye tjetër kjo, për të qenë në muajt e verës në Tiranë” – vijon artikulli.


Tirana radhitet në një listë që përfshin disa qytete, si: Prishtina në Kosovë, Ohri në Maqedoni, Budva në Mal të Zi, Lublin në Poloni, Lyiv në Ukrainë, Oradea në Rumani, Batumi në Gjeorgji, Naftalani në Azerbajxhan, apo Parnu në Estoni.