Dame Vivienne Westwood, Peter Gabriel dhe Wolf Alice janë në mesin e 50 artistëve, të cilët kanë bërë thirrje që Festivali Europian i Këngës të mos zhvillohet në Izrael.
Duke përmendur shqetësimet për të drejtat e njeriut, ata kanë nënshkruar një letër të hapur, ku i kërkojnë BBC-së që ta iniciojë zhvendosjen e garës në një vend tjetër.
“Eurovision”, edhe pse ka karakter argëtues, nuk është i përjashtuar nga konsiderata që duhet pasur për të drejtat e njeriut”, kanë shkruar ata.
Në përgjigjen e kthyer nga gjiganti televiziv shkruhej se nuk është e përshtatshme që të përdoret BBC-në për qëllime politike.
Gara vjetore e muzikës do të zhvillohet në muajin maj në Tel-Aviv, pasi më 2018-n fituese ishte këngëtarja izraelite Netta.
Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet në Eurovision nga këngëtarja Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës”.