MENU
klinika

Në Galerinë FAB

Artisti Ahmet Yeşil çel ekspozitë në Tiranë

15.02.2019 - 11:03

Në datën 21 shkurt 2019 në orën 18: 00 do të hapet një ekspozitë perosnale e piktorit të njohur turk Ahmet Yeşil.

Kjo ekspozitë është quajtur ‘’Zëra dhe Gjurmë’’. Ajo vjen e kuruar nga Orlis Vathi dhe Lindar Muça dhe do të qëndrojë e hapur në galerinë e FAB, Universitetin e Arteve deri në datën 5 mars. Në tekstin autorial shkruhet se:

‘’Pyetjet e një artisti në lidhje me jetën janë takimet e tij. Artisti që e gjen veten në një proces krijimi pas momentit të takimit, bën pyetjen me një tingull poetik, dëgjues, plastik, dramatik, në gjuhën e tij. Imazhet e krijuara me gjuhën e tij shumëfishohen në sytë e gjithë publikut. ‘’

Në këtë këndvësthri medhe autori kërkon konfliktin për të gjet energjinë e tij poetike sa dhe frymëzuese për të krijuar. Ai kërkon guximin, realitetin që përballeht me këtë guxim, pafundësinë e krijimit në një set të caktuar velgash që janë frymëzimi, tensionin dhe guximin.

‘’Duke besuar se krijimi është një rebelim kundër jetës, duke lënë gjurmë të jetës sime në hapësira të panjohura të pafundësisë, përpiqem ta argumentoj atë duke krijuar realitetin tim jashtë përvojës së realitetit.

Krijimi është një akt që kërkon guxim. Sipas Rollo May, për një veprim krijues që do të ndodhë, duhet të ketë një takim intensiv.

Çdo gjurmë e lënë nga “fjala / parashtrimi” e/i interpretuar në krijimin duke u shumëfishuar bëhet treguesi ekzistencës / prezencës në jetë.

Tensioni që mbështetet me anë të burimeve materiale, ndikon në produktivitetin e artistit. Ndërsa tensioni i jep rrugë pajtimit, grindjet zhduken midis gjuhës së artistit dhe të jetës,e pastaj fjala raskapitet dhe pushtohet nga paqja, gjurmët e mbetura përbëjnë unazat midis shtresave të jetës në çdo kohë si një udhërrëfyes për të ndjekur shenjat vokale e një veprim të pafund.

 

Artisti kërkon mënyra të reja, ashtu si shikuesi. Ndërveprimi me veprën e artit është një ndërmarje rreziku.

Kur procesi i punës së artistit përfundon , zëri shfaqet dhe shtrohen pyetje të befta për të gjitha shqisat dhe për të gjitha akumulimet. Ky është një efekt si në buzë të shkëmbit me vetëdije. Në të vërtetë, shenjat e gjuhës të lëna nga valët vokale të ndërgjegjes mbizotërojnë me spektatorin në këtë aventurë.

Këto shenja janë valët vokale të një vepre arti e cila nuk mund të dëgjohet ndonjëherë dhe se mund ta dëgjojmë kur fillojmë ta kërkojmë. Në fakt, apeli i veprës artistike është që imazhet të na ndikojnë duke krijuar një komunikim. Realiteti, të cilin e kemi shënuar, është një ndjesi imazhesh që mund të arrihet përmes së vërtetës së shikuesit.’’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN