MENU
klinika

Asistenca nga FMN

Asistenca e huaj për 2019, Tatimet miratojnë planin

16.02.2019 - 21:48

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi mbledhjen e 11-të të Komitetit të Reformave, ku u miratua plani i asistencës së huaj për administratën tatimore, për vitin 2019.

Në këtë plan parashikohen projekte bashkëpunimi me donatorë të huaj dhe administratat tatimore homologe. Ndër të tjerash, plani i asistencës përfshin misione ekspertësh nga administratat homologe, në kuadër të mekanizmit europian TAIEX për qasjen me praktikat më të mira ndërkombëtare në lidhje me Hetimin Tatimor, Kontrollin Tatimor, Drejtorinë Ligjore dhe Teknike, si dhe Mbledhjen me Forcë.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Gjithashtu është parashikuar bashkëpunim edhe me Agjencinë Tatimore të Kosovës, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, QTATD dhe Administratën Doganore për ngritjen e një qendre të përbashkët trajnimi.

Asistenca nga Fondi Monetar Ndërkombëtar do të shtrihet në fushën e menaxhimit të riskut, borxhit, si dhe për rritjen profesionale të Shërbimit të Tatimpaguesve të Mëdhenj.