MENU
klinika

Basket Meshkuj

Askush si Teuta, merr trofeun e parë

03.02.2019 - 12:28

Kryeson kampionatin me meritë, është kualifikuar në play-off të Ligës Ballkanike dhe së fundmi Teuta ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

Pra, tashmë asnjë nuk mund e vë në dyshim Teutën në këtë sezon, teksa mbrëmë ka mundur 95-81 Goga Basket në “Feti Borova” dhe është shpallur fituese e Kupës, duke mbrojtur kështu trofeun fituar një vit më parë.

Një triumf i merituar i ekipit durrsak, që që arriti të mposhtë Gogën vetëm falë një loje më të mirë në pjesën e dytë.

Edhe pse ndeshja e dy skuadrave të Durrësit u luajt në kryeqytet, tifozët në sallën e lojarëve me dorë ishin të shumtë, të cilët shijuan një lojë të bukur dhe emocionuese, duke konfirmuar pretendimet që dy ekipet kanë edhe për titullin kampion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN