MENU
klinika

Të dhënat e reja

Atentati në Korçë: Objektivi, i dënuari për grabitje

25.02.2019 - 09:44

Nga atentati i mbrëmjes së të dielës (24 shkurt) në Korçë kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine e cila ishte parkuar në rrugë, kanë dalë detaje të reja. 

Shkak i ngjarjes është një konflikt i vjetër mes autorëve dhe shënjestrës, Mateo Aliko, ndërsa makina ishte në pronësi të të atit, Albert Aliko.

29-vjeçari rezulton i dënuar në vitin 2008 për grabitje me armë në kazino si edhe vjedhje të tjera në qarkun e Korçës.

kolana e librave

Policia ka shoqëruar 15 persona në polici, ndërsa autorët e ngjarjes nuk janë identifikuar ende. Dyshohet se nuk janë nga Korça.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe nga të shtënat është thyer xhami i një banese.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21: 45 në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës. Mjeti që u qëllua me armë zjarri ishte i parkuar. Nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur.