MENU
klinika

Detajet

Atentati në Vlorë/ Zbulohen prova brenda makinës së djegur

17.02.2019 - 16:01

Policia ka zbuluar detaje të reja nga atentati në Vlorë ku dy persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Në makinën e atentatorëve janë gjetur 3 armë të tipit kallashnikov. Armët e gjetura në mjet dyshohet se u përdorën nga autorët.

Në atentatin ku mbetën të vrarë Aurest Rexho dhe Arjan Hasani, dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë 42-vjeçari, Armando Sulejmani për shkak të të kaluarës së tij dhe precedentëve.