MENU
klinika

Rregullorja e re

Tarifat që do paguhen te Autoriteti i Konkurrencës

13.02.2019 - 14:26

Për sa i përket shpenzimeve që biznese duhet të paguajnë për ndjekjen e procedurave, Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar rregulloren e re.

Tarifat:

-Tarifa për tërheqjen e formularit shkon 15 mijë lekë.

-Autorizimi “Për realizimin e përkohshëm të përqëndrimit” i dhënë nga Komisioni i Konkurrencës jepet kundrejt pagesës 300 mijë lekë.

-Autorizimi “Për realizimin e përqindrimit” i dhënë nga Komisioni i Konkurrencës jepet kundrejt pagesës 500 mijë lekë.

-Autorizimi “Për realizimin e përqendrimit” i dhënë nga Komisioni i Konkurrencës jepet kundrejt pagesës 2 milionë lekë.

-Mos-klasifikimi si përqendrim i një transaksioni të caktuar, në rastet kur Komisioni i Konkurrencës shprehet me vendim, bëhet kundrejt pagesës me vlere prej 150 mijë lekë.

-Tarifa për rastet e procedurës së thelluar shkon deri në 2 milionë lekë.

Përjashtimi nga ndalimi:

Për bizneset që kërkojnë ndjekjen e procedurave në rastet e njoftimit të marrëveshjeve që kërkojnë përjashtim nga ndalimi, tarifat janë:

-Njoftimi nga ndërmarrjet i marrëveshjeve që kërkojnë përjashtimin nga ndalimi, sipas përcaktimit të nenit 5 dhe 49 të ligjit, bëhet kundrejt pagesës me vlerë 15 mijë lekë.

– Vendimi për përjashtimin nga ndalimi, i dhënë nga Komisioni i Konkurrencës, jepet kundrejt pagesës me vlere 500 mijë lekë.

-Vendimi i dhënë nga Komisioni i Konkurrencës, për shtyrjen në kohë të përjashtimeve të marrëveshjeve të përcaktuara jepet kundrejt pagesës me vlerë 300 mijë lekë.