MENU
klinika

Premierë në Suedi

“Baca jem … u kry amaneti”

15.02.2019 - 11:44

Pas veprës dramatike të at Zef Pëllumbit ‘’Rrno për me tregue’’, apo vepra ”Mrekullia”, pas debutimit si aktor në rolin ‘’babai’’ të filmit të suksesshëm ‘’Streha mes reve’’ aktori Bruno Shllaku vjen me një tjetër shfaqje poetike si regjizor dhe aktor.

Shfaqja “Baca jem … u kry amaneti” shkon premierë në Stokholm të Suedisë. Ajo do të jetë për tre net në skenën e Stokholmit, në datat 15, 16 dhe 17 shkurt, për të vijuar më vonë dhe një tur në skenat e Shqipërisë. Rolet në vepër interpretohen nga Bruno Shllaku, Mimoza Marjanaku, Gjergj Doçi, Dana Xhaj, Gjovalin Kola dhe Megi Kola.

Kjo shfaqje me regji të Bruno Shllakut është përshtatur në skenën e teatrit nga krijimtarinë e dy autorëve të njohur Ali Podrimja dhe Din Mehmeti. Kjo vepër trajton çështjen kombëtare të prekshme si ajo Çamërisë dhe e Kosovës.

Kurse Bruno Shllaku vjen njëkohësisht edhe si regjizor edhe si aktor në këtë shfaqje të tipit poetik. Aktori dialogon me vargun e poezisë dhe rima tregon problemin e çështjeve të rëndësishme mbi ato kombit shqiptar.

 

Shfaqja ka mesazhe të forta të ekzistencializmit dhe sidomos rrezikut të shqiptarëve nga shfarrojsa. Ajo jep dëshirën për atdheun, dëshirën për shqiptarët, dëshirën e madhe për zgjidhje të këtyre plagëve që ngelen të hapura.

Regjizori për këtë shprehet se “Është një shfaqje që e fillon nga pika zero, në momente kur shqiptarët ishin pothuajse inekzistent dhe vazhdon deri në momentin kur vërtetë inekzistenca e tyre po shkon drejt shuarjes dhe atëherë ata tubohen.

Me fuqinë e tyre si patriotike ashtu dhe dashurisë për mëmëdheun apo dhe asaj të copëtuar padrejtësisht nga fuqitë e mëdha fillon tubimi dalëngadalë deri në shpërthimin e revoltës së përgjithshme dhe unifikimin e të qenurit ushtar i UÇK.

 Kur krijohet UÇK është një gjeje regjisoriale, që në momentin që janë duke u tubuar të gjithë shqiptarët me një shall të kuq që i rrethon kullat dhe shpirtin e tyre aty dëgjohet zëri i atëhershëm i presidenti Rugova, që shpall Kosovën republikë. Por kjo vjen shumë bukur, që diçka po lind”

Më pas flitet për shpalljen e Kosovës republikë, dhe fillon një etapë e re e të drejtave të shqiptarëve. Këtu marrin rrugë dhe mbyllen disi plagët e vjetra.

Plaga tjetër e hapur është Çamëria. Këtu fillon panorama e protestës për çështja çame. Kjo shfaqje më pas vazhdon me këtë dramë të madhe që akoma nuk është mbyllur dhe mbyllet si shfaqje me plagën e hapur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit