MENU
klinika

Deklarata

Balla: Hedhja e bojës ka një lidhje me protestën

15.02.2019 - 18:20

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi gjestin e nënkryetarit të Kuvendit, Edi Paloka, i cili një ditë më parë hodhi bojë me shiringë në drejtim të kryeministrit Rama.

Sipas Ballës, përmes hedhjes së bojës demokratët kanë lëshuar edhe një mesazh të koduar, që ashtu siç u qëllua kryeministri, të goditet kryeministria nesër.

“Po shkoj tek akti i djeshëm i turpshëm i Edi Palokës…i cili nuk meriton më të jetë nënkryetari i Kuvendit. Kryeministri ka reaguar në mënyrën më minimale të mundshme, pasi ka qenë i provokuar maksimalisht. Banalitetin e tij ai njeri e shfaq në çdo seancë.

Shqiptarët e kanë kuptuar se ishte mesazh i koduar për të goditur kryeministrinë nesër. Si mund të ishte reagim spontan kur shkon me shiringë në xhep? Edhe disa të tjerë kishin shiringa. Deputetet kishin vezë, kishin flakadanë nëpër çanta”,– nënvizoi Balla.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës