Menu

Bankat në Shqipëri

Brukseli: Kreditimi i mirë për familjarët, por…

11.02.2019 - 14:14

Komisioni Europian ka marrë në analizë të gjithë ekonominë shqiptare dhe sektorë të veçantë të saj.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Në një raport të fundit, përsa i përket politikave monetare, theksi është vendosur tek forcimi i lekut kundrejt Euros.

Në 2019, leku u forcua me 7% më shumë krahasuar me vitin paraardhës.

Gjithashtu në raport, theksi është vënë edhe tek politikat monetare ultra-lehtësuese të Bankës Qendrore.

Brukseli për Bankën Qendrore:

-Në raport bëhej me dije se BQ ka implementuar standartin Basel III.

-Sipas raportit kjo nismë bën që norma e kapitalit minimal në banka të jetë në 12%.

Sektori bankar:

-Sipas raportit është i mirëkapitalizuar.
-Norma minimale e kapitalit është 18.2%

Kreditë për familjarët:

-Sipas raportit norma e interesit për familjarët qëndrojnë në nivelin rekord të ulët historik.
-Kreditë në lek variojnë deri në 7% në muaj mesatarisht.

Kreditë për bizneset:

-Për kreditë në lek, norma mesatare fiksohet në 6.5%.
-Kjo shifër shënon 0.1 pikë përqindjeje më pak se viti paraardhës.

Sipas raportit të Komisionit Europian për për vendet kandidate për t`iu bashkuar unionit, theksohet se ka pasur rënie të kreditimit në të gjitha sektorët, përveçse atij të manifakturës.