MENU
klinika

'Durrës-Shijak'

Banorët në protestë: Rregulloni rrugën, ose e bllokojmë

12.02.2019 - 18:17

Gjendja e rrugës që lidh Durrësin me Shijakun nxorri sërish në protestë banorët e Xhafzotajt dhe Rrashbullit.

Në shenjë revolte ata bllokuan rrugën, ndërsa kërkuan ndërhyrje për rehabilitimin e aksit që thonë se është kthyer në një gangrenë dhe u vështirëson jetën.

“Kërkojmë rrugën, të rregullohet dhe mirëmbahet siç ka qenë”.

“Nga Maminasi në Rrashbull ndodhen bizneset më të fuqishme dhe rrugët janë copë-copë. Nuk e di ku shkojnë taksat”.

“Turpi më i madh ëhstë për turistët gjatë verës”.

kolana e librave

Protestat për gjendjen e degraduar të rrugës kanë qenë të vazhdueshme por reagimi ka munguar.

Ndaj edhe banorët tashmë paralajmërojnë me përshkallëzime të reagimit.

“Ne do të bllokojmë rrugën”.

Rruga Shijak-Durrës, e gjatë 8 kilometra përshkohet në të dyja korsitë e saj nga banesa dhe biznese, por siç thonë banorët ajo është lënë në harresë pavarësisht premtimeve për ndërhyrje nga qeveritë.