MENU
klinika

Shkodër

Banorët: Voltana na harroi/ Bashkia: Nuk është e vërtetë

18.02.2019 - 20:42

Veç rrugës me gropa dhe baltë, lagjja që njihet me emrin ‘Shtëpia e Mushkanjës’ në perëndim të qytetit të Shkodrës, është në gjendje të mjerueshme.

Janë bërë shumë premtime si për rregullimin e rrugës ashtu dhe sistemimin e kolektorit, por në terrenin konkret nuk ka ndryshuar gjë. Në këto kushte, me ngrohjen e motit, mjedisi këtu rrezikon të kthehet edhe në vatër epidemie, për rrth 4000 banorë që lidhen me këtë rrugë. Një banore e kësaj lagjeje tregon se kishin shpresuar se më në fund, Bashkia Shkodër do të ndërhynte për ti dhënë fund kësaj gjendje, por janë të zhgënjyer!

Kryetarja e Bashkise Shkodër, Voltana Ademi, kujtoi se “bashkia ka ndërhyrë deri tani në 12 blloqe banimi në qytetin  e Shkodrës dhe në njësitë administrative, për rikonstruksion. Në vijim të këtyre investimeve, po punojnë edhe për një projekt për zonën tek Shtëpia e Mushkanjës, dhe nuk është e vërtetë se janë harruar”-, theksoi Ademi.

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese