MENU
klinika

Kupa e Mbretit

Barça turpëron Realin, kalon në finale

27.02.2019 - 22:51

Barcelona përsëri ka turpëruar Real Madrid. Pas fitores 5-1 në fazën e parë të kampionatit, vjen 3-0 tashmë në “Bernabeu”, duke zhvlerësuar 1-1 në “Camp Nou” dhe katalanasit kalojnë në finale të Kupës.

Gjithcka ka ndodhur në pjesën e dytë. Ishte Suarez ai që kaloi miqtë në avantazh në minutën e 50-të, pas një asisti të Dembele. Kaq mjaftoi dhe Barcelona filloi të luante më qetë.

Për të ardhur në 69’, kur Varane shënon autogol dhe Real Madrid thuajse dorëzohet, pasi do t’i duheshin 3 gola për përmbysje.

Por Barcelona ndëshkon përsëri. Miqtë përfitojnë penallti dhe Messi ia lë ta gjuajë Suarez, i cili nuk fal dhe shifrat shkojnë në 0-3, duke kapitulluar madrilenët brenda në fushën e tyre.

Tashmë Barcelona pret fituesin e Valencia-Betis, teksa ndeshja e parë ka përfunduar në barazim 2-2. Barcelona mund të bëjë “bis” këtë sezon në Spanjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN