MENU
klinika

Raporti i Heritage

Barra e taksave/ Shqipëria e treta në rajon me 24.9%

01.02.2019 - 13:03

Gjatë ditës së djeshme raporti i lirisë ekonomike të Fondacionit Heritage për vitin 2019 tha se Shqipëria është përmirësuar në këtë aspekt krahasuar me fqinjët duke e rënditur 13 vende më lartë.

Cila është arsyeja e kësaj rënditjeje?

Një ndër arsyet e renditjes së mirë të Shqipërisë është barra e taksave.

Sipas Heritage, norma për barrën e taksave fiksohet në 24.9% të totalit të të ardhurave të brendshme, nga 27.2% që ishte vitin e kaluar.

Nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet e treta.

Sa është norma në vendet e rajonit?

-Në vend të parë është Kosova me 23.9%
-Në vend të dytë është Maqedonia me 0.1 pikë përqindje më pak se ne, 24.8 %
-Mali i Zi me 36.1%
-Bosnje Hercegovina me 37%
-Serbia 38.3%

Barra e taksave përfshin të gjitha taksat, si ato individuale ashtu edhe ato për biznesin.