MENU
klinika

Takimi me qytetarët e Durrësit

Basha i drejton thirrje Ramës: Largohu para se të largojmë ne më 16-Shkurt!

01.02.2019 - 17:31

Ditën e sotme, kyetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Durrësit, ku veç të tjerave i ka ftuar të bëhen pjesë e protestës së 16-Shkurtit.

Gjatë fjalës së tij para bashkisë së qytetit të Durrësit, Basha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet para 15 shkurtit, pasi në datën 16 shkurt qytetarët do ta shkulin nga karrigia e pushtetit.

Gjithashtu kryedemokrati i bëri thirrje Prokurorisë të arrestojë kreun e Bashkisë së Durrësit brenda datën 15 shkurt pasi ndryshe do ja vendosin prangat qytetarët.

“Të bashkohemi të gjithë në protestën e 16 shkurtit. Por e shoh që ju jeni bashkuar pa ardhur ende data për interesin e vendit dhe të qytetit të Durrësit. Institucionet e vendit nuk ju shërbejnë më juve, por vetëm një grusht oligarkëve, pasi kjo qeveri nuk ka ardhur nga votat tuaja. Koha e fjalëve ka mbaruar. Durrësi mezi po pret. Nga kjo ndërtesë që pritet të çlirohet shumë shpejt jap mesazhin:

Edi Rama largoi deri në datën 15 shkurt sepse në datën 16 populli do të shkulë nga karrigia. Prokuroria shqiptare arresto Vangjush Dakon, pasi në të kundërt në datën 16 prangat do tja vënë qytetarët. Koha për fjalët ka mbaruar vëllezër e motra prandaj merrni fatin e vendit në duart tuaja”– tha Basha.