MENU
klinika

Deklarata

Basha: Korrupsioni dhe krimi kanë mbyllur derën e integrimit të Shqipërisë

28.02.2019 - 15:36

Kreu i Partisë Demokrati Lulzim Basha thotë se derën e integrimit e ka mbyllur korrupsioni dhe krimi i lidhur me qeverinë.

Në një status në “Facebook”, ndërkohë që është ende në Shkodër, Basha duke iu kërkuar shkodranëve mbështetje thotë se sakrifica jonë bëhet që t’i kthejmë vlerat europiane për shqiptarët.

“Udhëtimi ynë drejt Europës, po mbush gati 3 dekada. Ju shkodranët jeni të parët që e nisët rrugën për ta bërë realitet këtë ëndërr shekullore per cdo shqiptar në vitin 1990.
Ne të gjithë e dimë se ky rrugëtim ka qenë i dhimbshëm dhe se ai kalon përmes sakrificash të mëdha! Por po ashtu ne jemi te bindur se vetëm ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit!

Basha-Shkoder-konica.al

Sakrifica jonë bëhet që t’i kthejmë vlerat europiane për shqiptaret, që të hapim rrugën e integrimit drejt Europës. Sepse në Europë nuk shkohet me gënjeshtra! Në Europë shkohet kur e ndajmë të mirën nga e keqja, në Europë shkohet me vlera. Derën e integrimit e ka mbyllur korrupsioni dhe krimi i lidhur me këtë qeveri hajdute! Të gjithë brenda vendit e dinë këtë! Dhe të gjithë jashtë vendit po e dëgjojnë këtë!”, shkruan Basha.

Më tej ai vijon numërimin e problemeve që sipas tij pengojnë integrimin e vendit në BE.

“Shqipëria si Kolumbia është pengesë për integrimin. Krimi i lidhur me pushtetin është pengesë për integrimin. Vjedhja marramendëse e lekëve të shqiptarëve është pengesë për integrimin. Pandeshkueshmëria është pengesë për integrimin. Vjedhja e votave me krimin e organizuar eshte pengesë per integrimin!

Beteja jonë është për një Shqipëri si gjithë Europa. Dhe në Europë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ikën qeveria, nuk ndëshkohet populli.
Derisa të fillojë ndëshkimi për hajdutët e votave dhe të parave te shqiptarëve, nuk mund të ketë normalitet, nuk mund të ketë integrim, dhe nuk mund të ketë të ardhme europiane për shqiptarët!”, shkruan kreu i PD.