MENU
klinika

Detajet

Basha nuk humb kohë, mbledh aleatët në selinë blu

25.02.2019 - 13:20

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur aleatët e tij në selinë blu.

Mësohet se në mbledhje janë të pranishëm kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, kreu i PAA Agron Duka, kreu i PR Fatmir Mediu dhe kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.

Mbledhja po zhvillohet në kuadër të aksionit opozitar dhe protestave të paralajmëruara prej saj.

Menjëherë pas takimit me aleatët Basha pritet të mbledhë edhe kryetarët e degëve të Tiranës.

Kryeqyteti pritet të mbajë peshën kryesore në protestat e përjavshme para parlamentit.