MENU
klinika

Tuneli hekurudhor franko-italian

BE: Italia do të ndëshkohet nëse heq dorë

16.02.2019 - 09:54

Komisioni Europian sot kërkoi që Italia të konfirmojë qëndrimin e saj nëse do të sigurojë një lidhje hekurudhore me shpejtësi të lartë në Francë për të shmangur humbjen e disa granteve të vendit të siguruara nga BE.

Komisioni gjithashtu paralajmëroi Italinë nëse nuk kalon me projektin e tyre, Brukseli mund të kërkojë 810 milion euro nga Roma, tanimë të shpenzuara tashmë për tunelin hekurudhor.  Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha: “Komisioni nuk mund të përjashtojë mundësinë që ai të kërkojë nga Italia të paguajë.”

Lëvizja “Pesë Yjet” ka kundërshtuar shumë planintunelit hekurudhor, i njohur si TAV, që do të lidhë qytetin italian të Torinos në Lyon në Francë, duke e konsuideruar  investimin si një humbje parash.

Megjithatë Lidhja, gjysma tjetër e qeverisë italiane, argumentoi se shteti ka nevojë urgjente për lidhjen hekurudhore.

Një raport mbi projektin, i botuar dy ditë më parë nga Pesë Yjet tregonte se lidhja hekurudhore do të ishte “shumë negative fitimprurëse” për Italinë.

Tuneli për lidhjen e dy vendeve, do të reduktojë kohën e udhëtimit midis Milanit dhe Parisit nga shtatë orë në katër.

Kërcënimet vijnë pas lajmeve se pavarësisht Brexit, ekonomia e Britanisë u rrit më shpejt se ajo e Italisë gjatë gjithë vitit të kaluar. Italia, e cila ra në recesion muajin e kaluar, pa ekonominë e saj të tkurrej me 0.1%.

Ekonomia në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me ritmin më të ulët të vitit të kaluar që nga viti 2012, me PBB-në me 0.2 për qind gjatë tre muajve të fundit të 2018-ës krahasuar me 0.6 për qind në tremujorin e mëparshëm. Por gjatë vitit 2018, ajo vazhdoi të rritet 1.3 përqind nga viti në vit, duke mposhtur Gjermaninë (zero rritje) dhe Italinë, si dhe Francën (0.9 përqind).

Tensionet mes dy aleatëve tradicionalisht të ngushtë janë shtuar gjithnjë e më shumë që nga mesi i vitit 2018, me zëvendëskryeministrat e Italisë, Luigi di Maio dhe Matteo Salvini, duke sulmuar potencialin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe qeverinë e tij, kryesisht mbi politikën e migracionit.

Salvini-Di Maio kanë akuzuar shumë herë Macronin, së fundmi për migracionin dhe trashëgiminë koloniale të Francës.

Salvini është gjithashtu një aleat i Marine Le Pen, partia kundërshtare e Macronit.