MENU

Në shenjë proteste

Berat/ Fermerët e Urës Vajgujore hedhin manderinat në rrugë

10.02.2019 - 16:07

Banorët e Urës Vajgurore, të mbështetur edhe nga dega e Partisë Demokratike protestuan sot për taksat e larta, çmimin e naftës dhe mungesën e subvencioneve për fermerët.

Ata bllokuan urën e Kucit, ku ndahet Berati me Lushnjen, teksa në shenjë simbolike hodhën në rrugë arka me manderina.

 

Sipas tyre, prodhimet bujqësore u kalben për mungesë tregu.

I dërguari i Kryesisë së PD-së për Beratin, Eno Bozdo, u bëri thirrje banorëve të bashkohen në protestën e madhe të 16 shkurtit në Tiranë.

Sot në Berat rreth orës 16:00 pritet të mbërrijë dhe kryetari i PD-së Basha në vijim të turit të tij të takimeve në rrethe.