MENU
klinika

Alarmi social

Berati rekord! Çdo ditë një divorc

05.02.2019 - 16:20

Prej gati tre vitesh çështjet e zgjidhjes së martesave zënë peshën kryesore të çështjeve civile që gjykohen në Berat. Sipas burimeve zyrtare nga Gjykata e Beratit, viti 2018 është mbyllur me një shifër rekord divorcesh, çdo ditë është ndarë një çift dhe çdo rast është shoqëruar me dhunë në familje.

409 kërkesa për divorc janë paraqitur gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë që 65 të tjera ishin të mbartura nga viti 2017. Gjykata zgjidhi martesat për 329 çifte.

Ndër arsyet më të shpeshta të kërkesave për divorc mund të përmendim emigracionin e bashkëshortëve, punët sezonale në qytete të tjera të vendit, tradhëtia, kushtet e vështira ekonomike si dhe diferencat kulturore dhe arsimore.

kolana e librave

Avokati Astrit Skëndo që ndjek prej vitesh çështjet e divorceve shton se ajo që është më e dhimbshme në këto çështje delikate është fakti se thuajse pjesa më e madhe e familjeve që kanë kryer “zgjidhjen e martesës” kanë qënë martesa me 2 ose më shumë fëmijë.

Referuar burimeve zyrtare më së shumti kanë qenë gratë që i drejtohen të parat gjykatës për të zgjidhur martesën. Gjatë 2018,  65% e kërkesave për divorc kanë ardhur nga gratë dhe 35% nga burrat.