MENU
klinika

Protesta e opozitës

Bllokimi i autostradës/ Kryemadhi: Rama s’i ka bërë llogaritë

15.02.2019 - 20:16

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në Laprakë.

Kryemadhi në fjalën e saj u shpreh se nesër në shesh do të jenë ne shesh dhe shumë socialistë, pasi janë të pa punë dhe të zhgënjyer me këtë qeveri.

kryemadhi-konica.al

Po ashtu Kryemadhi komentoi dhe bllokimin e autostradës, në të cilët do të ketë punime gjatë ditës së nesërme, duke thënë se qytetarët nuk i ndal askush.

“Frika për protestën e nesërme i ka bërë që të bllokojnë rrugën, që të kërcënojnë shoferët e autobusëve, por nuk kanë bërë një llogari të vogël se e gjithë Tirana do të vërshojnë në shesh. E gjithë Tiranë do të protestojë, pasi do ti tregojë Ramës që është i vetëm. Nesër në shesh janë të gjithë qytetarët dhe jo politika”, u shpreh kryetarja e LSI.