MENU
klinika

Paralajmërimi

Bllokohet qarkullimi në Fier, opozita nis protestën

06.02.2019 - 16:38

Ka nisur protesta e organizuar nga opozita në qytetin e Fierit.

Gjatë protestës banorët e Fierit kanë bllokuar rrethrrotullimin në hyrje të qytetit, duke paralizuar lëvizjen drejt jugut të vendit dhe anasjelltas.

fier proteste-konica.al

Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjve nga Shqipëria.

“Protestojmë kundër padrejtësive qeverisëse. Protestojmë kundër rritjes se çmimit të energjisë elektrike’, shprehen qytetarët.

Kujtojmë që PD dhe opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestë masive më 16 shkurt.