MENU
klinika

Nis edhe në Tiranë

Bora mbulon disa qarqe. Veriu pa energji!

23.02.2019 - 09:00

Ashtu siç një ditë më parë sinoptikanët paralajmëruan, e shtuna ka gdhirë e bardhë në shumë qarqe të Shqipërisë.

Mësohet se reshje të shumta dëbore ka pasur në veri të vendit si në Dibër, kryesisht në zonat malore por edhe në Juglindje. Edhe Korça është mbuluar nga bora.

Ndërkaq reshje të pakta bore kanë nisur edhe në kryeqytet, kryesisht në zonat malore të Tiranës, në periferi të saj. Deri tani nuk raportohen probleme për lëvizjen.

Në qyteti i Pukës erërat e forta, dëmtohet një çati e një banese private. Çatia e dëmtuar pranë nënstacionit elektrik. Rrëzimi i çatisë ka dëmtuar linjat elektrike. Një nga linjat dalëse nga nënstacioni është këputur. Për pasoje është ndërprerë furnizimi me energji elektrike i qytetit të Pukës. Mësohet se pa energji, janë edhe disa zona të tjera të Veriut, kryesisht në zonat e thella malore.

Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin dhe kthjellime prej orëve të pasdites.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit deri në kuotat e ulëta dhe ato bregdetare.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit