MENU
klinika

Penalizimet

Borxhet e vjetra “mbajnë peng” investimet e bashkive

17.02.2019 - 20:13

Shumë bashki në vend thonë se borxhet e prapambetura që gjetën në vitin 2015 i kanë kushtëzuar në investimet për qytetarët në këto katër vite.

Të tilla janë Pogradeci e Lezha, që sipas llogarive kishin detyrime që shkojnë në 5 mld lek.

Veç asaj që e konsiderojnë diskriminim nga qeveria për shkak të flamurit politik, borxhet e prapambetura kanë mbajtur peng investimet në bashkitë e Pogradecit dhe Lezhës, të drejtuara nga përfaqësues të partisë Demokratike.

Në vitin 2015, bashkia Pogradec, bëri me dije se trashëgoi një borxh të përllogaritur në 5.4 miliard lek, shlyerja e të cilit sipas kryebashkiakut Eduart Kaprit, kushtëzoi investimet për gati 4 vjet.

Eduart-Kapri-konica.al

“Në këto buxhete që kemi bërë, një pjesë e mirë e fondit kemi vajtur në shifra 60-70 mln lekë që kemi likujduar brenda vitit detyrimet e prapambetura.”

kolana e librave

Rreth 5 miliard lek ishte borxhi i trashëguar edhe nga Bashkia e Lezhës.

Por njësia vendore e drejtuar nga Fran Frrokaj duket se po i lë pas ditët e vështira dhe me të ardhurat e saj, ka lëvruar 3 milionë euro për 69 projekte kryesisht të përqendruara në infrastrukturë.

fran-frrokaj-konica.al

“Lezhjanët janë dëshmitarë që ne kemi qenë të bllokuar për shkak të mungesës financiare, borxhet e trashëguara dhe mungesa e lejeve të ndërtimit.”

Hapja e lejeve të ndërtimit në 6 mujorin e dytë të 2018 ka ndikuar në rritjen e të ardhurave në të gjitha bashkitë, por disa prej tyre ende vijojnë të përballen me faturat e të trashëguara nga ish komunat e para reformës Territoriale.