MENU
klinika

Raporti i KE

Borxhi për 2018, ku renditet Shqipëria?

12.02.2019 - 10:13

Në raportin e fundit të Komisionit Europian Shqipëria dhe Mali i Zi janë rënditur si vendit me borxhin publik më të lartë në 2018.

Sipas raportit periodik për zhvillimet ekonomike në vendet e zgjerimit, vendi që ka pësuar një rënie të borxhit publik është Serbia.

Serbia në fund të 2018 ka arritur në 56.45. Në vitin 2014 ishte më shumë se 86%.

Në krye të rënditjes qëndrojnë Shqipëria dhe Mali i Zi.

Borxhi i Shqipërisë:

-Borxhi publik është rreth 70%.
-Në 2019, pritet që borxhi publik të mbyllet me 69.9% të PBB.
-Detyrimet e prapambetura në borxh ishin 24 miliardë lekë, ose 1.5% e PBB.

Borxhi i Kosovës:

-Hyn te vendet me borxhin më të ulët në raport me PBB.
-Deri në fund të 2017 borxhi ishte 16.6% e PBB.

Borxhi i Malit të Zi:

-Pritet të mbyllë vitin me një borxh 70% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Pse është rritur borxhi i Malit të Zi?

-Shkak kanë qenë angazhimet që kanë marrë autoritetet për të ndërtuar një autostradë që lidh Malin e Zi me Serbinë.

-Vlera e kësaj autostrade shkon deri në 900 milionë euro, financime kineze./ E.S