MENU
klinika

Edhe të arrestuar

Britanikët e ekzagjeruan për Shën Valentin…

15.02.2019 - 18:59

Po ashtu si në çdo vend tjetër të botës, edhe në Britani në 14 shkurt u festua “Dita e të Dashuruarve”, por këtë herë, kjo festë, është komentuar nga mediat se e ka humbur “elegancën” që e karakterizon!

Sigurisht, dhuratat nuk munguan, puthjet e përqafimet, por shumë të rinj u panë në rrugët e Birmingham, Newcastle dhe Leeds pas mesnate që kishin abuzuar pa masë me pijen.

Grupe vajzash e djemsh u fotografuan të veçuar në hyrje të lokaleve të natës, në fund shumë prej tyre përfunduar të shtrirë në rrugë si pasojë e abuzimit me alkoolin, ndërsa disa prej tyre u ndaluan edhe nga policia për prishje të qetësisë publike.