MENU
klinika

"Rastësi të vërteta"

Çelentano, e sajoi këngën hit!

28.02.2019 - 13:56

Këngëtari italian Adriano Çelentano, publikoi një këngë në vitet ’70-të, me një tekst të pakuptimtë, që tingëllonte si anglishtja amerikane, për të provuar se italianët mund të këndonin çdo lloj kënge në gjuhën angleze. Në fakt, ajo rezultoi të ishte një hit!

Gjatë trazirave në vitin 2011 në Londër, prej grabitjeve e vandalizmave në të gjithë qytetin, nuk u prek vetëm një librari. Pronari kishte paralajmëruar më parë, se dyqani i tij do të ishte hapur gjatë trazirave, duke thënë: ”Nëse vjedhin libra, të paktën mund të mësojnë diçka!”.

Këngëtari italian Adriano Çelentano, publikoi një këngë në vitet ’70-të, me një tekst të pakuptimtë, që tingëllonte si anglishtja amerikane, për të provuar se italianët mund të këndonin çdo lloj kënge në gjuhën angleze. Në fakt, ajo rezultoi të ishte një hit!

Babilonasit e lashtë e ushtronin matematikën në bazën të numrit 60 dhe jo 10, duke na dhënë kështu 60 sekonda në një minute dhe 360 gradë në një rreth etj.

Në Irlandën mesjetare vrasësit i jepeshin familjes së viktimës si skllevër, nëse këta të fundit nuk mund ta paguanin gjobën e majme për të fituar lirinë. Në këto kushte, familja mund ta vriste vetë vrasësin, pa asnjë pasojë ligjore.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse presidenti amerikan është i pamartuar ose gruaja e tij vdes gjatë ushtrimit të mandatit të tij, tjetër femër do të bëhet Zonja e parë. Tri vajza të presidentit, dy motra, dy nipa dhe dy kunata, kanë qenë zonja të para, në historinë presidencës amerikane.
Më 5 prill 2010, në hapësirë po udhëtonin në të njëjtën kohë 4 gra, një numër që shënon ende rekord.

Njeriu që peshonte plot 456 kilogramë mbajti një dietë të rreptë për 1 vit dhe 17 ditë, duke mbijetuar vetëm falë yndyrnave të trupit, multivitaminave dhe suplementeve të kaliumit. Pas kësaj, ai peshonte vetëm 180 kilogramë.

Në Australi ekziston një bimë në formën e një shkurreje të madhe, që quhet ‘gympie-gympie’. Ajo prodhon helme qqë shkaktojnë kaq shumëë dhimbje, sa i shtyjnë njerëzit dhe kafshët të kryejnë vetëvrasje. Dhimbja përshkruhet midis të mbuluarit e lëkurës me acid të nxehtë dhe goditjes nga korrenti në të njëjtën kohë. Një burrë u raportua se kishte vrarë veten, pas përdorimit të gjetheve të kësaj bime si letër higjenike.

Studimet thonë se kur injoroheni nga një person, vëmendja e të cilit do të thotë më shumë për ju, reagimi në trur është i ngjashëm me atë kur ndjeni dhimbje fizike.

Në vitin 1929, në Florida u ngrit një “Bat Tower”, për të kontrolluar mushkonjat. Ajo ishte e mbushur me lakuriqë nate, që fluturonmin me shpejtësi prej andej, për të mos u kthyer kurrë.

Hëna e plotë ngrihet gjithmonë në perëndimin e diellit. Hëna e re, ngrihet gjithmonë në lindjen e diellit. Në 3-mujorin e pare, shfaqet në mesditë. Ndërsa në tremujorin e fundit, në mesnatë.

Boksieri i famshëm, Rei Robinson, u tërhoq në një rast nga një garë pasi kishte parë në një ëndërr, se do ta vriste kundërshtarin e tij në ring. Pasi një prift dhe një ministër e bindën të ndeshej, Robinson hyri në ring dhe e vrau kundërshtarin e tij, Xhimi Dojl.

Në fillim të viteve 1900, shumë fëmijë gjermanë do të humbin jetën nga diarreja akute, derisa një mjek e quajti Ernst Moro, shpiku supën me karota, që shpëtoi mijëra vetë. Në vitin 2009, eksperimentet treguan se supa me karota nga profesor Moro, mund të shërojë diarrenë e shkaktuar nga bakteret, që janë rezistente ndaj antibiotikëve.

Netflix monitoron rregullisht se çfarë po shkarkohet ilegalisht në BitTorrent dhe në faqet tjera pirate, në mënyrë që të mësojë se çfarë filmash pëlqejnë shikuesit.

Pilotët gjermanë të Luftës së Dytë Botërore në Afrikën e Veriut, i vendosnin rregullisht shishet me ‘Coca-Cola’ në pjesën e poshtme të krahëve të avionëve, në mënyrë që pija të ftohej në lartësitë e mëdha dhe të ishte gati për t’u shijuar pasi të uleshin në tokë.

Para se nazistët të përdornin përshëndetjen që zakonisht quhet “Përshendetja e Hitlerit”, ushtarët amerikanët e përdornin atë për të premtuar besnikëri.

Disa prej milingonave punëtore më të vjetra apo më pak “të afta”, prodhojnë mbi shpinë “qesen” me kimikate toksike, që shpërthejnë në rastin kur kërcënohet foleja e përbashkët. Pra, kur sulmohet kolonia, ato përdoren si bombardueset vetëvrasëse.