MENU
klinika

Kërkesa e Salianjit

Çështja “Babalja”/ Gjykata i vendos afat Prokurorisë: Deri më 20 mars…

25.02.2019 - 12:46

Kërkesa e demokratit, Ervin Salianji për moszgjatjen e hetimeve për çështjen ‘Babalja’, është pranuar nga Gjykata e Tiranës.

Në vendimin e saj, gykata i ka lënë prokurorisë afat deri në 20 mars që të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe të marrë një vendim.

Kujtojmë që në dosjen e “Babales”, demokrati Salianji akuzohet për kallëzim të rremë.

Pasi doli nga gjykata, pak minuta më parë Salianji tha se hetimi që po bëhet është politik.

Prokurori tërësisht politike dhe në shkelje të ligjit, prokurori që vazhdon çështjen nuk ka guxuar të marrë mostrat e zërit të vëllait të ish ministrit Xhafaj, prokurori tjetër që është shtuar është një prokuror që ka lidhje të afërta me drejtuesin e MB sot, pra një hetim tërësisht politik, nuk ka arsye të zgjaten hetimet, vetëm për të mbajtur tymnajë, ne kemi kërkuar thjesht për të mbajtur në dijeni publikun që vazhdon në fakt një hetim jo për personin që sot është në burg në Itali, por gazetarin dhe ne e kemi denoncuar dhe do vazhdojmë të denoncojmë. Kemi tashmë një vendimmarrje që na con te qytetarët nesër në 10 para kuvendit për gjithë qytetarët– tha ai.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!