MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur me 15 shkurt?

15.02.2019 - 08:15

399 pes – Sokrati dënohet me vdekje nga qeveria e Athinës nën akuzat se mohonte perënditë dhe kishte korruptuar të rinjtë me mësimet e tij. Trupi gjykues i ofroi Sokratit dy zgjedhje; 1) të hiqte dorë nga bindjet e tij; 2) të vdiste duke pirë helm – filozofi zgjodhi të dytën.

1864 – Zjarri në Rotterdam të Holandës dëmton rëndë Muzeun Boijmans, duke shkatërruar pjesën më të madhe të koleksionit fillestar. Muzeu ishte hapur në vitin 1847 me një koleksion dhuruar nga Frans Boymans.

1879 – Presidenti amerikan Rutherford Hayes nënshkroi një ligj që lejon avokatët femra të argumentojnë çështje para Gjykatës së Lartë. Shumë pak është folur për këtë president, madje disa as që kanë dëgjuar. Rutherford Hayes ishte republikan. Gjatë Luftës Civile arriti gradën e gjeneralit; pas luftës shërbeu si kongresmen për dy mandate, ku edhe krijoi reputacionin e politikanit të ndershëm. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1868, Rutherford humbi votat popullore, por fitoi ato të Kolegjit Elektoral (185-184). Si presidenti Hayes ndoqi një politikë pajtuese ndaj shteteve të jugut. Ai shërbeu vetëm një mandat – nuk dëshironte të rikandidonte – pjesën tjetër të jetës e kaloi duke u marrë me çështje humanitare – vdiq më 17 janar 1893, 71 vjeç.

1909 – Në Boston del numri i parë i gazetës Dielli, gazeta më e vjetër shqipe në ekzistencë. Gazeta Dielli ishte fillimisht organ i shoqërisë Besa-Besë ne Masachussetts. Me krijimin e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, më 10 qershor 1912 gazeta Dielli kaloi në pronësi të Federatës Vatra, dhe sot botohet 2 herë në javë.

1936 – Hitleri shpall planet për ndërtimin e automobilit “Volkswagen” “makinë e popullit”, me një çmim të përballueshëm. Dy kompanitë më të mëdha “Daimler – Benz” dhe “Auto Union”, ranë dakord për të financuar projektin i kryesuar nga Ferdinand Porsche. Në vitin 1935, makina e parë “Volkswagen” doli në rrugë, por me çmim më të lartë. Dhe qeveria krijoi një program financimi; klientët duhej të depozitonin çdo javë të paktën 5 marka në një llogari pa interes bankar. Kur shuma të arrinte 750 marka, personit i dërgohej “Volkswageni” në shtëpi. Rreth 270,000 gjermanë u regjistruan në këtë program – asnjë “Volkswagen” nuk iu dorëzua ndonjëherë ndonjë klienti civil.

kolana e librave

1946 – Maliq Bushati (66 vjeç) ekzekutohet nga një skuadër pushkatimi tek e ashtuquajtura kodra e Priftit, afër Tiranës, trupi i tij u mbulua në një varr pa emër. Bushati ishte kapur tradhtisht nga komunistët më 1945 në Shkodër ku qëndronte i fshehur. Një ditë më parë, më 14 shkurt 1946, Maliqi ishte dënuar me vdekje nga një gjykatë e posaçme, së bashku me Lef Nosin dhe Anton Harapin nën akuzat për bashkëpunim me pushtuesin. Maliq Bushati vinte nga fisi i njohur i Bushatllinjëve të Shkodrës. Pjesëmarrës i hershëm në lëvizjen kombëtare, gjatë viteve 1920 – 30 ai kishte qenë deputet në parlament në grupin e opozitës. Urrejtja ndaj mbretit Zog bëri që në prill 1939, Bushati të shprehej në favor të pushtimit italian, dhe shërbeu më pas si ministër i Brendshëm në qeverinë e Shefqet Vërlacit (një tjetër kundërshtar i Zogut).

1965 – Këngëtari i “Bitëllsave” John Lennon (1940-1980) merr patentën e shoferit. Për të thuhet se ishte shofer shumë i keq, sidomos pas një aksidenti rrugor që e bëri të humbte plotësisht vetëbesimin në ngjarjen e makinës. Që nga ajo kohë, kur shkonte në studiot e regjistrimit, Lennon merrte taksi ose shofer me pagesë.

1995 – Popullsia e Kinës arriti 1.2 miliardë. Kina kufizon çiftet për të bërë vetëm një ose dy fëmijë dhe është akuzuar për sterilizim dhe aborte të detyruara. Zyrtarët kinezë i hedhin poshtë këto kritika, duke thënë se ata përdorin edukimin dhe bindjen për t’i mësuar njerëzit të përfitojnë nga të paturit më pak fëmijë.

2013 – Mbi 1 mijë e 200 persona u plagosën nga copat e një meteori që shpërtheu mbi Chelyabinsk të Rusisë.