16.02.2019 - 20:55
Pas protestës së sotme para kryeministrisë e cila zgjati 5 orë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje me kolegjin e kryetarëve të degëve.
Mësohet se qëllimi i kësaj mbledhjeje është për të diskutuar protestën e radhës, e paralajmëruar për të enjten.
Basha synon që të enjten të zhvillohet sërish një protestë me nivel pjesëmarrjeje dhe me impakt po aq sa edhe ajo e zhvilluar në ditën e sotme.