MENU
klinika

Bëhen bashkë

Çfarë po “kurdisin” Flori e Ylli Limani?!

07.02.2019 - 17:25

Flori Mumajesi dhe Ylli Limani janë dy nga këngëtarët më të pëlqyer të viteve të fundit në Shqipëri.

Flori Mumajesi

Këngët e tyre, kryesisht balada, kthehen menjëherë në hite. Flori Mumajesi ishte edhe fituesi i fundit i Këngës Magjike. Ndërkohë, dy artistët janë bërë bashkë së fundmi në një studio, ndoshta për të sjellë këngën e radhës, një bashkëpunim mes tyre.

Ylli Limani

Të dy artistët kanë publikuar një video ku shihen në studio duke kënduar një pjesë të vogël të një kënge e cila duket se është në përgatitje e sipër.

Megjithatë, për të mësuar më shumë na duhet të presim. Por nëse do të ketë në të vërtetë një bashkëpunim mes tyre, atëherë kënga do të jetë menjëherë një hit.