MENU
klinika

Opinion

Çfarë porositën “bedelët” e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-ve, në Prishtinë?

28.02.2019 - 16:56

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

1. Më shqetëson pa masë, “ky farë insistimi” këmbëngulës i shtabit këshillues të Xhon Boltonit (proserb), për ta qua deri në fund punë e“odisejades” së rikorrigjimit të kufirit me Serbinë! Më shqetëson gjithashtu, edhe kokëfortësia e KM Haradinajt, për të mos e “pezulluar” (kushtin e negociatave?!) taksen ndaj Serbisë!? Sepse, si njëri shqetësim, ashtu edhe tjetri, padyshim i kanë “prapaskenat” e veta hipotetike. I pari, mund të shërbej si alibi, kundruall indiferencës globale amerikane. Që vërtetë, qon mesazh inkurajues për forcat proruse serbe, në rajon. I dyti, ashtu siç u pa se po perceptohet (“si kërcënim për vazhdimin e dialogut Prishtinë- Beograd” )nga dioptria e“bedelëve” të Këshillit të Sigurisë, nëse, përdoret ekskluzivisht për (vota elektorale) konsum të brendshëm, e jo interesa kombëtare e shtetërore të Kosovës.

keshilli-kombetar-i-sigurise-se-shba-ve-ne-prishtine-konica.al

2. Por, është evidente se KM Haradinaj në gjithë këtë rrethanë drithëruese, dhe aspak favorizuese për ne kosovarëve, e ka arrit kulmin e një situate dhe gjendjeje sa të çuditshme, aq edhe simpatike. Situatë kjo interesante dhe frymëzuese, edhe për shkakun se ka të bëjë kryesisht me zgjimin, e kisha me thënë edhe të fragmantarizimin e vëmendjes së diplomacisë globale (Gjermania, Anglia), dhe asaj lokale (Shqipëria). Që, rrallë herë ka mund të ndodhë gjatë periudhës së supremacisë amerikane, para ardhjes së Donald Trumpit,

3. Uroj, që kjo vëmendje (ani pse, ende) fragmentare, të materializohet sa më shumë në fuqizimin e shqiptarëve, në këto negociata që pa asnjë dyshim janë shumë djallëzore! Ku (shkaku i do interesave hipotetike gjeostrategjike, të administratës së Trumpit kontrovers!), qartazi dhe hapur po rrezikohen dhe po prolongohet, si siguria dhe stabiliteti, ashtu edhe faktorizimi ynë, në Ballkan…