MENU
klinika

Të dhënat

Produktet që identifikohen si prodhime me leverdi

17.02.2019 - 12:17

Rezultatet e një studimi të fundit të kryer nga ekspertët e Bankës Botërore, vihet re se Shqipëria mund të bëhet konkurruese në eksportet e prodhimeve bujqësore si ulliri, bostani dhe arrorët.

Si mund të arrihet rritja e produktivitetit?

-Shqipëria është e varur nga sektori bujqësor
-Ky sektor përbën 20.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto
-Kontribuon me 38% të punësimit dhe 8.5% të eksporteve

Të dhënat e INSTAT

-Sektori i frutave dhe perimeve zë 205 të bujqësisë
-Sektori i frutave dhe perimeve kontribuon me 36% të eksporteve

Tregu i brendshëm:

-Për më shumë nga produktet e sipërpërmendura është i ngopur
-Frutat dhe perimet shqiptare kanë fituar terren në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe janë pozicionuar në disa vende të BE
-Nuk ekziston një strategji efektive për bujqësinë që të rrisë vlerën e shtuar më bujqësi dhe ta bëjë atë konkurruese

Në një studim të zhvilluar nga ekspertë të Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare, ullinjtë janë identifikuar se eksportet më premtuese, pasi kërkesa për ullinj po rritet me shpejtësi.

Pas ullirit, renditen arrat, bostani, lakra dhe lulelakra.

Ullinjtë:

-Shqipëria zë vetëm 0.6% të totalit të prodhimit në BE
-Nuk është në gjendje të përmbushë nevojat e tregut vendas
-Gjatë 2009-2015, qeveria shqiptare subvencionoi me 9 mln dollarë mbjelljen e ullinjve.

Pse Shqipëria nuk mund të prodhojë mjaftueshëm ullinj?

-Sipas një analize të vitit 2012 për sektorin e ullirit nga KE, aryseja pse Shqipëria nuk mund të prodhojë mjaftueshëm është fragmentimi ekstrem i pemishteve të ullirit.

-Madhësia mesatare e ullishteve është 0.2-0.4 hektarë.

-Prodhimi i vajit organik të ullirit favorizon ciësinë mbi volumin.

-Rreth 2/3 e pemishteve të ullirit në Shqipëri mendohet se janë organike.

-Vetëm 1% e ullishteve janë certifikuar si organikë.

Bostani:

-Është pika e fortë e eksporteve të frutave e perimeve në Shipëri
-Prodhimi bëhet për një kohë të shkurtër dhe kërkon punë intensive e kushte të mira moti.
-Kushtet e mira atmosferike e bëjnë Shqipërinë një furnizues potencial të bostanit në tregun e BE-së.
-Kostot e transportit për bostanin janë më të ulëta për Shqipërinë.
-Boshllëqet në certifikimin e cilësisë, përdorimi më efikas i metodave të prodhimit dhe rritja e varieteteve janë jetike për ta bërë bostanin konkurrues.
-Bostani është një nga kulturat më të lehta për t’u paketuar e certifikuar.

Arrat:

-Kërkesa në tregun global për arra do të zgjerohet me një normë vjetore prej më shumë se 5% në 10 vitet e ardhshme.
-Me përjashtim të gështenjave, prodhimi i arrorëve është i pamjaftueshëm për të mbuluar edhe nevojat vendase.
-Sfida më e madhe e Shqipërisë në zinxhirët e vlerës së arrorëve është të konkurrojnë në tregun global.
-Sfida kryesore edhe tek arrorët është fragmentimi i tokës, gjë që pengon zhvillimin e teknologjisë dhe përmirësimin e ekonomisë së shkallës./ E.S

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!