MENU
klinika

Trajtimet dhe medikamentet

Zvogëlimi i mundësisë së lindjes së parakohshme?

17.02.2019 - 17:08

Nëse një grua shtatzënë ka shenja të lindjes së parakohshme, mjeku shpesh do të provojë trajtimet për të ndaluar dhimbjet e lindjes dhe për të zgjatur shtatzëninë derisa fetusi të zhvillohet më plotësisht.

Trajtimet përfshijnë terapi për të ndaluar lindjen e parakohshme dhe medikamentet e rekomanduara para lindjes për të përmirësuar rezultatet për foshnjën nëse ka lindur para kohe si psh steroidet për të përmirësuar rezultatet e frymëmarrjes dhe medikamentet neuroproteknike si sulfat magnezi.

Sulfati i magnezit mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes cerebrale dhe paralizave nëse fëmija ka lindur më herët se koha e përcaktuar.

Medikamentet për të vonuar dhimbjet e lindjes:

Disa ilace që quhen “tocolytics” mund t’u jepen shumë grave me simptoma të lindjes së parakohshme. Këto barna mund të ngadalësojnë ose të ndalojnë kontraktimet e mitrës dhe mund të parandalojnë dhimbjet për 2 deri në 7 ditë.

Një trajtim i zakonshëm për vonesën e lindjes është sulfati i magnezit , i jepet gruas shtatzënë nëpërmjet një gjilpëre në venën e krahut.

Medikamente për të përshpejtuar zhvillimin e fetusit:

“Tocolytics” është një medikament që mund të ofrojë kohë shtesë, për trajtim me kortikosteroide për të përshpejtuar zhvillimin e mushkërive të fetusit dhe disa organeve të tjera ose për gruan shtatzënë për të shkuar në një spital që ofron kujdes të specializuar foshnjat e lindura para kohe.

Kortikosteroidet mund të jenë veçanërisht të efektshme nëse shtatzënia është midis 24 dhe 34 javë (ndërmjet 5 dhe 7 muajsh ) dhe mjeku dyshon se lindja mund të ndodhë brenda javës së ardhshme.