MENU
klinika

Washington Post

Cohen, ‘përbindëshi’ që krijoi Trump…

28.02.2019 - 18:04

Me siguri e keni admiruar aftësinë me të cilën Michael Cohen ka sulmuar karakterin e ish-shefit të tij. Ai kishte mësuar nga një mjeshtër.

Atje, para Komitetit të Mbikëqyrjes së Shtëpisë dhe një auditori kombëtar televiziv, Cohen tregoi se është shumë i zoti për fyerje, madje edhe për të gënjyer aq lehtë sa merr frymë.

Këtu u tregua se ai ishte krijesë e Presidentit Trump.

Me sa duket ai është penduar për krimet e tij në shërbim të Trump.

Dhe tani ai po e sulmon presidentin. “Unë jam i turpëruar që kam zgjedhur të marr pjesë në fshehjen e veprimeve të paligjshme të Trump”, tha ai para komitetit, sepse Trump “është një racist, ai është një njeri i guximshëm dhemashtrues.” Tek Trump – tha ai – e keqja mbizotëron, ai është bërë versioni më i keq i vetvetes”.

Trump, tha ai, është i pasjellshëm, dhe krejtësisht i pabesë, duke fshehur shumë çështje, duke rritur vlerën e tij, dhe, po, duke gënjyer për marrëdhëniet e tij me Rusinë dhe duke kërkuar nga Cohen që të bënte të njëjtën gjë. “Trump nuk kishte dëshirë apo qëllim të udhëhiqte këtë komb, por donte vetëm pasuri dhe fuqi”, tha Cohen.

Cohen, tha Rep. Mark Green, është “një narcisist, që nuk mund të tregojë të vërtetën”. Cohen di të shmanget, ashtu siç e mësoi shefi i tij.

Por jot ë gjithë e urrejnë Cohen. “Perëndia të bekoftë!” thirri një burrë kur hyri dëshmitari. “Ju jeni një hero!”, tha një tjetër.

Nuk ka dyshim se Trump është pikësisht ashtu siç e akuzon Cohen, por ndryshimi mund të jetë se Trump është më i mirë në gënjeshtra e mashtrime.

 

“Unë jam përgjegjës sepse e mbrojta Trumpin”, iu tha Cohen republikanëve. “Unë mund t’i paralajmëroj njerëzit: Sa më shumë njerëz të mbështesin Trump, ashtu si unë bëra verbërisht, do të vuajnë të njëjtat pasoja që po vuaj unë”.

Nëse ka drejtësi, profecia e Cohen do të plotësohet…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëshmia e ish-avokatit të Trump

“Trump është racist dhe mashtrues”