Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda i hoqi Dritan Dajtit dënimin me burg për jetë duke e reduktuar me 25 vite burg.
Lidhur me këtë vendim, ka ardhur reagimi i Prokurorisë, e cila bën me dije se do të bëjë rekurs vendimin e gjykatës për Dajtin.
Mësohet se për të dorëzuar rekursin, Prokuroria do të presë zbardhjen e hetimeve.
Kujtojmë që me 23 korrik 2014, Dritan Dajti u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e oficerëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani në gusht të 2009.
Pesëshja e gjyqtarëve që i hoqi burgimin e përjetshëm Dajtit ishte e deleguar, tre nga Gjykata e Apelit e Shkodrës dhe dy nga gjykata e Apelit e Vlorës.