MENU
klinika

Deklarata

Darka e liderëve/ Flet Haradinaj: Ja çfarë më kërkoi Rama

08.02.2019 - 08:58

Kryeqeveritari i Kosovës Ramush Haradinaj ka treguar se gjatë darkës në shtëpinë e presidentit Hashim Thaçi i është kërkuar pezullimi i taksës 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake.

Një gjë e tillë thotë të jetë bërë nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

“Kryeministri Rama kërkesa s’mundet me pas, pasi ai qeverisë me Shqipërinë, por mundet me pas qëndrim të vetin i cili është i respektueshëm. Kërkesa s’mundet me pas askush. Ai kishte mendimin e vetë që është mirë me u pezullu taksa”, tha Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ me Leonard Kerqukin në T7.

Ai thotë se një gjë të tillë nuk e ka pranuar nga homologu nga Tirana. ‘Rama mos t’i jep vetës ngarkesë se ne jemi këtu’, tha ai.

Me tej ka shtuar: “Nëqoftëse në Bruksel e dinë që Rama po favorizon prekjen e kufijve të Kosovës, atëherë si do të jete figurë e besueshme ai për Brukselin dhe kryeministrin Rama që të merret me përgjegjësitë e veta. Që na ndihmon me mendime dhe sugjerime dakord, por jemi edhe ne për Berlinin. E lus këtu”, është shprehur Haradinaj.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!