Kapiteni legjendar Lorik Cana është gjithmonë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij që shpesh herë janë pikante.
I ftuar në emisionin “Sevenbizz” në Kosovë, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, veç të tjerave, është ngacmuar duke u pyetur se kë do të zgjidhte për një darkë mes Dua Lipës dhe Rita Orës.
Cana është treguar i kujdesshëm duke dhënë një përgjigje diplomatike: “Do jap një përgjigje prej politikani. Do ftoja në tryezë Bebe Rexhën, Dua Lipën, Rita Orën, të gjitha artistet e famshme shqiptare. Do ishim ulur bashkë”.
Cana është takuar me Rita Orën në Vatikan, ndërsa me Dua Lipën në Amerikë, madje me këtë të fundit ka qe vet ëish-futbollistit që e ka postuar me krenari foton.