MENU
klinika

Ish-trajneri i Kombëtares

De Biasi merr drejtimin e Interit?

04.02.2019 - 20:10

Inter ka pësuar humbjen e tretë radhazi mbrëmë, për më tepër pa shënuar gol, duke rrezikuar tashmë edhe vendin e tretë në kampionat, ndërsa është eliminuar nga Kupa e Italisë.

Ndaj trajnerit Spalletti ka lumë kritikash, sidomos nga tifozët zikaltër, të cilët e bëjnë përgjegjësin kryesor. Dhe menjëherë kanë filluar të lakohen emrat e mundshëm që mund të zëvendësojnë Spallettin.

Një ndër ta është edhe Gianni De Biasi, por ish-tekniku i Kombëtares shqiptare ka kërkesa të larta që nuk u pëlqejnë edhe aq shumë drejtuesve zikaltër.

Lajmi është përhapur sot në mediat italiane, ku ka filluar kërkimi i teknikut të radhës të klubit milanez, pasi të gjithë duken të sigurt se, pavarësisht fjalëve të Marotta-s, Luciano Spalletti nuk e ka të gjatë në pankinën e kësaj skuadre.

De Biasi interviste per konica.al
De Biasi interviste per konica.al

Inter duket po kërkon një trajner që të mbyllë sezonin e më pas të mendojë konkretisht se cili do të jetë trajneri që do të afrohet me një ofertë afatgjatë.

Ndaj në skenë kanë dalë emra shumë të njohur, duke filluar nga Cambiaso, që kërkohet nga tifozët, apo edhe Capello e Guidollin, pa harruar Madona, trajnerin e akademisë.

Megjithatë, një prej emrave që qarkullon në Itali dhe jo për herë të parë, është ai i Gianni De Biasit. Mediet italiane argumentojnë se ish-trajneri i Shqipërisë është mes kandidatëve të mundshëm, por drejtuesit frenohen për të kontaktuar me të nga kërkesat që ka ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-trajneri i Kombëtares

Emri i De Biasit lakohet edhe në Qipro