MENU
klinika

Shifrat

Deficiti buxhetor u shpenzua i gjithi në…

17.02.2019 - 14:10

Sipas Bankës së Shqipërisë, qeveria shqiptare ka shpenzuar të gjithë deficitin buxhetor në muajin dhjetor.

Kujtojmë që deri në nëntor deficiti ishte vetëm 0.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që vitin e kaluar ishte rreth 26.5 miliardë lekë, ose 1.6% e PBB.

Nisur nga këto shifra vihet re se deficiti është rritur me 25.3 miliardë lekë ose 1.5% të PBB vetëm gjatë dhjetorit.

Pasojat e kësaj rritjeje:

1. Përqëndrim i lartë i shpenzimeve në muajin dhjetor
2. Shpenzimet buxhetor në 3-mujorin e fundit të vitit u rritën me 8%.
3. Ndikim të lartë në sektorin publik në formimin e kërkesës agregate
4. Ndikim të lartë në rritjen ekonomike gjatë 3-mujorit të fundit.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Shpenzimet buxhetore:

-Gjatë vitit të kaluar ishin 3.7%
-Kjo shifër është më e ulët se plani

Mosrimbursimi i TVSH-së:

-Shqetësim i ngritur nga bizneset
-Nëse do të bëhej në koëh rimbursimi i TVSH, shpenzimet dhe deficiti buxhetor vitin e kaluar do të ishin edhe më të larta.