MENU

Raporti i KLSH

Dëmi ekonomik shënon rekord për 2018

18.02.2019 - 14:35

Në raportin e fundit të KLSH vihet re se për vitin 2018 vlera e efekteve negative në buxhet nga keqmenaxhimi, shpërdorimi i fondeve publike, apo korrupsioni ka arritur në shifrën rekord prej afro 1.5 miliardë dollarësh.

Sipas auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, një vit më parë totali i dëmit arrinte në 1.1 miliard dollarë.

Pra nga një vit më parë në vitin aktual vlera e munguar në buxhetin e shtetit është rritur me 36%.

Masat për shpërblim dëmi ekonomik të shkaktuara, të konstatuara gjatë auditimeve të vitit 2018 janë në shumën 2,2 miliardë lekë, afërsisht 22 milionë dollarë. Për këtë dëm janë propozuar nga KLSH 14 masa administrative, 138 masa disiplinore.

Në total efektet negative nga shkeljet në buxhet arrijnë vlerën e 159 miliardë lekëve, afërisht 1.5 miliardë dollarë.